samedi, 13. janvier 2018, Monde, SONORA DINAMITA EN TROJES

à partir de 13. janvier 2018 - 21:00
157 Personnes présentes
Description de l'événement
CONCIERTO SONORA DINAMITA & LA GRAN BANDA

jeudi, 28. décembre 2017, Monde, Viti i Ri 2018 Kairo

à partir de 28. décembre 2017 - 20:30
Jusqu'à 02. janvier 2018 - 8:15
8 Personnes présentes
Description de l'événement
DITA 1-2
28 -29 Dhjetor: Takimi i grupit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari" dy orë para nisjes. Nisja me Turkish Airlines (via Istanbul) në ora 20:30, fluturimi TK1020. Arritja në Stamboll në ora 00:10, vazhdimi i udhëtimit për në Kairo në ora 01:35 (kohë lokale) Fluturimi TK692, arritja në Aeroportin Ndërkombëtar të Kairos në ora 02:45, takimi dhe asistenca nga përfaqësuesit e partnerit tonë në Egjipt në formalitetet doganore, transferi në hotel, check in-i dhe fjetja.
DITA 2
29 Dhjetor: Mëngjesi në hotel, filloni vizitat, Piramidat e Gizës, një nga shtatë mrekullitë e botës së lashtë, (3 piramidat më të mëdha Keopsi, Kefreni, Miserinusi dhe guardiani i tyre Sfniksi).
Vizitoni disa dyqane suvenirësh dhe parfumesh. Dreka në një restorant lokal (Opcionale) më pas vizitoni Muzeun Egjiptian që është shtëpi e mbi 100.000 antikiteteve nga të gjitha periudhat e historisë së egjiptianëve të lashtë. Transferi tek hoteli dhe fjetja.
DITA 3
30 Dhjetor: Mëngjesi në hotel, (vizita e Aleksandrisë - opsionale), transferi me autobus A / C në Aleksandri (qyteti i dytë më i madh në Egjipt) vizitoni Pallatin Montazah dhe kopshtet e tij dhe Pallatin e Mbretit Faruk (me origjinë shqiptare, ), vazhdoni vizitën tuaj në Kështjellën e Qaitbey, e cila ndodhet në të njëjtin vend si Fari Aleksandria, një nga shtatë mrekullitë e vjetra mesjetare të botës, Dreka në një restorant lokal dhe më pas vizitoni Bibliotekën e Aleksandrisë (Biblioteka Aleksandria, bibliotekë e sapo rindërtuar, e ndërtuar për të zëvendësuar një të djegur gjatë kohës së Kleopatrës).
Së fundi transferi për në hotelin tuaj në Kairo dhe fjetja.
DITA 4
31 Dhjetor: Mëngjesi në hotel, nisja e vizitave në Kairon e vjetër (kisha e varjes, Sinagoga e Ben Ezras, Xhamia e Amr ibn el-As), pastaj shkoni në Kështjellën e Salah Dinit dhe Xhaminë e Mehmet Ali Pashës - në gjuhën arabe Mohammed Ali (Sundimtarët shqiptarë etnik të Egjiptit nga viti 1805 deri më 1952).
Transferi në hotel dhe pushimi për Gala Darkën e Vitit të Ri.
DITA 5-6
01 Janar: Mëngjesi në hotel, (vizita opsionale)
1- Vizitoni Sakkaran dhe piramidën e Zoserit, piramida e parë në histori, pastaj vizitoni kryeqytetin e parë të Egjiptit Memphisin, i cili strehon Muzeun dhe statujën e madhe të Ramses II. Dreka në një restorant lokal.


Afficher plus
OSE

2- Fshati faraonik është një përvojë si asnjë tjetër. Në çastin kur filloni të lundroni kanalet që qarkullojnë përmes ishullit ju jeni zhytur krejtësisht në historinë dhe legjendën egjiptiane. Dreka në një restorant lokal.
Pasdite: Check out nga hoteli, pastaj shkoni në Khan El Khalili Bazar për suvenire dhe
shëtitje prej Kairos së vjetër në rrugën El-Moez, ku mund të gjejmë më shumë se 25 monumente islame.
Nata: Shijoni darkën tuaj në restorant me 5 yje duke lundruar Nilin (Darka e hapur bufe) me balerina dhe program oriental për 2 orë duke lundruar në lumin Nil nga atmosfera e një anije me stil egjiptian të lashtë, një natë për t’u kujtuar.

Dita 6, 02 Janar: Transferi në Aeroportin Ndërkombëtar të Kairos dhe kthimi në Prishtinë në ora 08:15.

Afati i fundit për rezervim deri më 20.11.2017, përkatsisht deri në plotësimin e vendeve.

I informojmë klientët tanë që kanë pasaporta të Republikës të Kosovës, se pas kësaj date, nuk mund të pranojmë asnjë aplikim për shkak të procedurave të vizave. Personat që kanë pasaporta të shteteve tjera, kemi mundësi t'i pranojmë edhe pas kësaj date, nëse ka vende të lira.

Minimumi i personave për realizimin e këtij aranzhmani është 25.
VW DAYS 2018 - Club Golf IDF
samedi 16. juin 2018
800 shares
Arctic Monkeys au Zénith de Paris
mardi 29. mai 2018
738 shares
Seasons Opening
samedi 26. mai 2018
581 shares
La Magnifique Society 2018
vendredi 15. juin 2018
474 shares
GEEK DAYS Lille
samedi 26. mai 2018
473 shares
Millésime festival 01- 02 juin 2018 La Réole
vendredi 01. juin 2018
446 shares
Shakira at the AccorHotels Arena, Paris
mercredi 13. juin 2018
407 shares
Trouver des événements les plus intéressants
Obtenez des recommandations pour des événements en fonction de votre goût Facebook. Seulement cliquez sur, ça y est!Montrez-moi des événements propices pour moiPas maintenant